Një 55-vjeçar në Vlorë është plagosur me armë gjahu. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në vendin e quajtur “Lumi i Kripës” në afërsi të fshatit Dëllënjë. 58-vjeçari Sotir Gjonçari ka qëlluar me armë gjahu 55-vjeçarin Viktor Hyso nga Novosela i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është sekuestruar arma e gjahut e llojit çifte ndërsa 58-vjeçari autor i ngjarjes është shoqëruar në polici.