Policia italiane ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Tiranës një 33-vjeçar të identifikuar si Ramazan Grada. Ky I fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të SPAK në bashkëpunim me GDF, që çoi pak javë më parë në shkatërrimin e bandës të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.