Policia e Shkodrës ka arrestuar Danjel Ndreun, 17-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim policor si bashkëpunëtor i Ragib Gilës për atentatit të 8 shtatorit në Shkodër, ku mbetën dy të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Në atentatin në qendër të qytetit humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso, që mendohet se ishte dhe shënjestër e sulmit, dhe Meri Kaceri, kamarierja e lokalit.