Top News/ Pjesë e grupeve kriminale, kush janë 9 të arrestuarit që dolën para gjykatës
19/05/2024 17:54

Gjykata e Posaçme Antiorrupsion la në burg nëntë prej të arrestuarve gjatë operacionit që u zhvillua të premten, ku u lëshuan 50 urdhërarreste. Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli u mbyllën në qeli. Të akuzuarit sipas spak, janë pjesë e shtatë grupeve të fuqishme kriminale që vepronin në disa qytete të vendit. Ata janë të përfshirë në një sërë ngjarjesh të ndryshme kriminale mes të cilave, vrasje por dhe trafik droge. Gjatë aksionit u ekzekutuan 20 urdhërarreste, 14 në Shqipëri dhe pjesa tjetër jashtë vendit. Ndërsa vijojnë në kërkim 30 të tjerë. Sipas SPAk u kontrolluan rreth 50 ambiente banimi si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku përfshihen: rreth 3 milionë euro kesh. Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; Armë zjarri; Targa të përshtatura automjetesh; makina luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro) si dhe sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale - thotë SPAK - është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, kryesisht ndaj njëri tjetrit. Në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë dhe sh-deputeti Arben Ndoka si dhe katër efektiv policie.

Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57