Izraeli ndërmori një sulm ajror shënjestër e të cilit ishte një komandant i lartë i Hezbollahut. Operacioni u zhvillua në një lagje të mbipopulluar në jug të Bejrutit, ndërsa sulmi ishte më vdekjeprurësi që Izraeli kishte ndërmarrë në kryeqytetin e Libanit në vitet e fundit. Të paktën 12 persona humbën jetën. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se sulmi në rrethinën Dahia në jug të Bejrutit e kishte në shënjestër dhe e vrau Ibrahim Akilin, komandantin e Forcës elitare Radëan të Hezbollahut, si dhe 10 operativë të tjerë të këtij grupi të shpallur organizatë terroriste ngas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.