Situata e zjarreve në vendin tonë paraqitet më e stabilizuar gjatë orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi zyrtar, bëri me dije se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit janë shuar, ndërkohë që vijon puna për fikjen e zjarreve të tjera të cilat vijojnë të jenë aktive. “Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.”, njofton ministri i mbrotjes Niko Peleshi.