Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi iu gjetën disa armë zjarri në automjet. I arrestuari u kap në flagrancë në zonën e Tufinës, ndërsa gjatë kontrollit u gjetën 3 armë, të cilat, sipas uniformave blu, do të shiteshin ne zonën e Freskut dhe Tufinës. Policia ka sekuestruar 2 pistoletat dhe 1 armë taktike luftarake që u gjetën në makinën e tij, si dhe celularin e 48-vjeçarit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar porositësit e armëve.