Një 61-vjeçar I dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, u arrestua në Krujë për armëmbajtje pa leje. Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, zhvilluan kontrolle në një magazinë brenda rrethimit të banesë së 61-vjeçarit.