Policia e Matit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një 52-vjeçar. I arrestuari është identifikuar si Afrim Xhetani, banues në Derjan, të cilit iu zbulua një armë zjarri tip pistoletë dhe dy armë gjahu tip cifte pa leje, që I mbante në banesën e tij.