Së fundmi kanë qarkulluar fjalë se futbollisti i njohur, Gerard Pique është drejt altari me partneren e tij Chlara Chia, pasi janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ndërkohë Pique përfundoi lidhjen e tij me këngëtaren e famshme kolumbiane, Shakirën. Edhe pse nuk ishin të martuar ata kishin një lidhje 11-vjeçare, madje kanë edhe dy fëmijë së bashku. Arsyeja pse dyshja nuk kishte bërë dasmë ka qenë dëshira e Shakirës pasi preferonte që lojtari të mos e shikonte si grua, por si të dashur.