Top News – Pionierët e mekanikës kuantike / Nobeli i Fizikës për tre shkencëtarë amerikanë
07/10/2025 15:03

Shkencëtarët John Clarke, Mishel Devoret dhe John Martinis, fituan Çmimin Nobel për Fizikë për "eksperimentet që zbuluan fizikën kuantike në veprim", tha organi që ndan çmimin të martën. "Çmimi Nobel për Fizikë i këtij viti ka ofruar mundësi për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë kuantike, duke përfshirë kriptografinë kuantike, kompjuterët kuantikë dhe sensorët kuantikë", tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë. Fituesit e Çmimit Nobel kryen eksperimente në mesin e viteve 1980 me një qark elektronik të ndërtuar nga superpërçues dhe demonstruan se vetitë kuantike mekanike mund të bëhen konkrete në një shkallë shumë më të madhe, makroskopike. Teknologjia kuantike është tashmë e kudondodhur, me transistorët në mikroçipat e kompjuterëve që janë një shembull i përditshëm. "Jam plotësisht i tronditur. Sigurisht, nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend se kjo mund të ishte baza e një Çmimi Nobel", tha Clarke në konferencën për shtyp të ndarjes së cmimit, përmes telefonit. Clarke, i lindur në Britani, është profesor në Universitetin Berkeley, në Kaliforni. Devoret, i lindur në Francë, është profesor në Universitetin Yale dhe Marinis është profesor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara. Ky i fundit drejtoi Laboratorin e Inteligjencës Artificiale Kuantike të Google deri në dorëheqjen e tij në vitin 2020. Çmimi Nobel në fizikë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe ka një vlerë prej 11 milionë kronash suedeze ose 1.2 milionë dollarë, e cila ndahet mes fituesve. Fizika ishte kategoria e parë e përmendur në testamentin e Nobelit, duke reflektuar ndoshta rëndësinë e fushës gjatë kohës së tij. Sot, Çmimi Nobel në Fizikë mbetet gjerësisht i konsideruar si çmimi më prestigjioz në këtë disiplinë.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58