Pink Floyd kanë publikuar një këngë të re të titulluar “Hey Hey Rise Up” dhe e kanë bërë këtë në mbështetje të popullit ukrainas. Të ardhurat nga kjo këngë në fakt do të shkojnë për fondin humanitar të ndihmave për Ukrainën e ajo është kënga e parë origjinale e grupit që nga kohët e The Division Bell, e 1994-ës.