Këngëtarja e famshme, Pink, ndodhet në një udhëtim me familjen e saj, ku nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit në profilin e “Instagram”-it dy fotografi nga ‘arratisja familjare në fshat’. Në foton e parë ajo pozon në shezlong, e veshur me rroba banje të tejdukshme që ia mbulon gjoksin, ndërsa në të dytën shihet krejtësisht e zhveshur, duke bërë dush në natyrë. “Fundjavë në liqen dhe një rroba banje e re qesharake. Nëse nuk keni bërë dush jashtë, ndërsa burri juaj përpiqet të të trembë çdo pesë minuta, nuk ke jetuar!!!!!!”, shkruan këngëtarja Pink bashkëngjitur me pozat e saj që kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta. Këngëtarja pritet të shkojë në turne këtë vit duke filluar nga 7 qershori deri në mars të vitit të ardhshëm. Dy fëmijët e Pink do t'i bashkohen turneut të saj.