Mbushja e shishes së ujit mund të bëhet një gjest natyral për të luftuar ndotjen plastike. Ky është apeli i Bashkisë së Parisit dhe Eau de Paris, operatorit publik përgjegjës për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit në qytet, që duan të bindin parizienët të heqin dorë nga shishet plastike dhe të konsumojnë më shumë ujë nga rrjeti.