Më shumë se 30 pinguinë janë parë të ngordhur, të bllokuar mes rrjetave të peshkimit, në bregun e një plazhi në rajonin Maldonado në Uruguai. Zyrtarët thonë se që nga fillimi i vitit shumë kafshë të ngordhura, përfshirë breshka deti, luanë deti etj, kanë filluar të dalin në këto brigje, përfshirë edhe qindra pinguinë vetëm në 15 ditët e fundit.