Piloti i një avioni të kompanisë Turkish Airlines ka vdekur pasi u sëmur krejt papritur gjatë fluturimit të tij nga Seattle për në Stamboll. Kapiteni Ilcehin Pehlivan, 59 vjeç, pësoi kolaps në ajër, duke bërë që piloti i dytë dhe ndihmës piloti të merrnin kontrollin, tha zëdhënësi i Turkish Airlines.