Top News/ Piloti rus vritet në Spanjë / ’U sharrua’ me plumba, dezertoi me helikopter në Ukrainë
20/02/2024 11:33

Një pilot rus i cili dezertoi duke shkuar në Ukrainë me helikopterin e tij vitin e kaluar u gjet i vdekur në një garazh në Spanjë javën e kaluar, me trupin e mbushur me plumba, njoftuan mediat ukrainase dhe spanjolle. Agjencia shtetërore e lajmeve në Spanjë, EFE, njoftoi se trupi i gjetur më 13 shkurt në qytetin Villaxhojosa, pranë Alikantes në Spanjën jugore, ishte i pilotit Maxim Kuzminov, i cili ishte ulur në Ukrainë me helikopterin e tij Mi-8 gushtin e kaluar. Ai po jetonte në Spanjë me një pasaportë ukrainase me një emër tjetër, tha ajo. Një zëdhënës i zbulimit ushtarak të Ukrainës, GRU konfirmoi për agjencinë e lajmeve Reuters se Kuzminov kishte vdekur në Spanjë, por nuk dha shkakun e vdekjes. Gazeta ukrainase Ukrainska Pravda gjithashtu njoftoi se ai ishte gjetur i vrarë me armë zjarri. Një burim në policinë e Spanjës, i tha agjencisë Reuters se viktima mund të kishte jetuar me identitet të rremë në vend. Gazeta spanjolle “La Informacion”, e cila njoftoi e para për vdekjen, tha se hetuesit po kërkonin për dy të dyshuar të cilët ishin larguar me një automjet që më vonë u gjet i djegur në një qytet aty pranë. Dezertimi i Kuzminovit në Ukrainë u prezantua vitin e kaluar si një fitore e madhe për Kievin. GRU tha në atë kohë se kishte qenë ajo që e kishte nxitur pilotin rus të dezertonte.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37