Policia po vazhdon kontrollet parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit janë evidentuar disa shoferë që ecnin me shpejtësi të frikshme nga 188 km/h deri ne 202 km/h.