Forcat e Armatosura, strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe ato të emergjencave civile vendore vijojnë angazhimin intensiv në terren dhe nga ajri për të përballuar situatën me vatrat e zjarrit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, prej të cilave 17 mbeten aktive, 6 janë nën vëzhgim, ndërsa 11 janë neutralizuar. Ndërhyrja vazhdon të jetë sfiduese për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave që ka marrë zjarri.