Momente terrori janë përjetuar këtë të hënë në një qytezë të vogël në afërsi të Napolit. Bëhet fjalë për qytezën e Melitos, aty ku një killer ka hyrë në mes të drekës në një restorant të zonës, i mbushur plot me klientë, dhe ka goditur me ftohtësi një 57-vjeçar, duke mos i lënë asnjë shpresë, me klientët që dolën të terrorizuar nga lokali.