Tre ditë përpara sesa Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ish-presidenti Dmitry Medvedev e siguroi Vladimir Putinin gjatë një takim të Këshillit të Sigurimit të Kremlinit të transmetuar direkt në mediat televizive, se nuk kishte asgjë për t’u frikësuar nga reagimi i Perëndimit. Deri më tani, vlerësimet e Medvedev kanë qenë të gabuara. Sipas të gjitha dëshmive, Moska është befasuar nga forca dhe uniteti i Perëndimit në solidaritetin që ka treguar ndaj Ukrainës. Por ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të katërt, liderët perëndimorë po mendojnë tani mbi perspektivën e një konflikti të zgjatur në kohë.