Kanë kaluar më shumë se 400 ditë nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim në shkallë të gjerë në Ukrainë, megjithatë fundi i luftës duket ende i largët. Ndryshe nga viti i kaluar, kur sulmi rus u shpërnda në thuajse të gjithë qytetet ukrainase, aktualisht betejat e armatosura janë përqendruar të qytetet e Bakhmutit, Avdiivkës dhe Mariinkës, të cilët ndodhen në Ukrainën lindore, në rajonin e Donetskut.