Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen e partneritetit gjithëpërfshirës me Rusinë. Hap ky që ka mundëson që trupat e saj ushtarakë të luftojnë kundër Ukrainës. Media shtetërore koreanoveriore, KCNA, raportoi se marrëveshja, për të cilën Moska dhe Pheniani u pajtuan në qershor, do të hyjë në fuqi sapo që palët të këmbejnë kopjet e marrëveshjeve të ratifikuara.