Këshilli i Bashkimi Europian miratoi zyrtarisht vendimin për pezullimin e marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis BE-së dhe Rusisë. Brukseli zyrtar vendosë se pas luftë në Ukrainë, qytetarët rusë nuk do të përfitojnë nga lehtësimet e mëparëshme për të qarkulluar në territorin e Bashkimit Europian dhe do të hynë në bazë të rregullave ëtë përgjithshme të kodit të vizave. Sipas vendimit, rusët që aplikojnë për vizë do të paguajnë tarifën e plotë prej 80 eurosh dhe do të duhet të paraqesin dëshmi shtesë për dokumente, rritjen e kohës për shqyrtimin e kërkesës për viza dhe rregulla më kufizuese për lëshimin e vizave me shumë hyrje.