Pas qarkullimit të një pamje filmike në mediat sociale, ku shihej efektivi i policisë Ardian Isufi i shoqëruar nga miku i tij Leart Bimo duke dhunuar një kamarier brenda një lokali në Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Porda urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra të tij, deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Në një reagim zyrtar, policia e shtetit thotë se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një procedurë disiplonre të rëndë ndaj efektivit, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte jashtë shërbimit.