Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide, i cili dyshohej nga SPAK se kishte kryer “shpërdorim detyre”, lidhur me kultivimin e parcelave me kanabis, në kohën kur ishte shef krimesh në policinë Gjirokastër. Çështja u pushua me argumentin se nuk është vërtetuar se është kryer vepra penale.