Zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Tiranës mund të mos mbahen më 9 nëntor. Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e drekretit të Presidentit. Vendimi ka qenë njëzëri për kalimin e çështjes për gjykim në seancë plenare publike më 31 tetor, 9 ditë para datës së dekretuar nga Presidenti. Vendimi i gjykatës prek vetëm Bashkinë e Tiranës, ndërsa në gjashtë bashkitë e tjera zgjedhjet do të mbahen.