Drejtoria e Standardeve Profesionale në Polici ka pezulluar nga detyra pa pagesë tre punonjësit e policisë, emrat e të cilëve dolën nga një operacion i SPAK, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë së Mbikëqyerjes Policore si dhe Policisë së Shtetit. Nga ky operacion u arrestuan dy prej efektivëve, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Tre punonjësit dyshohen se kanë lidhje me trafikun e drogës.