Dy punonjës policie në qarkun e Elbasanit u pezulluan nga detyra këtë të mërkurë, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku. Vendimi për dy policët, Ervis Hasa dhe Redi Mato u mor pasi, këta të fundit u konfliktuan me njëri tjetrin jashtë orarit të punës.