Intevistat e planifikuara në konsullata për viza emigruese drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës po anulohen. Procesi është pezulluar përkohësisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për shkak të një trajnimi të detyrueshëm dhe të thelluar për zyrtarët konsullorë, i cili ka nisur më 25 gusht. Selia diplomatike amerikane në Tiranë ka nisur mesazhe përmes postës elektornike në drejtim të qytetarëve, për të cilët ishte caktuar më herët një datë për intervistë.