Passo Stelvio është një qendër verore e skive që ndodhet në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës. Por që nga 20 korriku kjo qendër ka pezulluar cdo veprimari dhe sipas shefit të këtij resorti, shkak është mungesa e kushteve të sigurta për kryerjen e tyre Temperaturat e larta që kanë mbizoteruar për një kohë të gjatë dhe mungesa e borës në muajt e dimrit, kanë bërë që akullnaja të shkrijë dhe të shtyjë administratorët e këtij resorti të pezullojë përkohësisht aktivitetet me ski në akullnajë deri në momentin kur temperaturat të bien dhe të krijohen kushtet për rihapjen e tij