Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që kundërshtoi vendimin e shkallës së parë kundër pezullimit të afateve të paraburgimit. Në përfundim të vendimit të Apelit, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca vlerësoi si antikushtetuese arsyetimin e gjykatës, që afatet e paraburgimit për të akuzuarit në një dosje i përllogarit në mënyrë kolektive dhe jo individualisht.