Vrasja makabre e 8 vjecarit Mateo në Fier, ishte nje nga ngjarjet më tronditëse vitet e fundit në Shqipëri. Komshiu i tij, Klodian Çalameni e vrau të miturin me lopatë dhe e groposi atë në oborrin e shtëpisë së tij. Këtë të enjte, familjarët e Mateos kërkojnë dënim kapital me varje për autorin e ngjarjes makabër. Ata kanë nisur edhe nënshkrimin e një peticioni përmes së cilit, synojnë dënimin me vdekje për Çalamenin.