Aktori Pete Davidson nuk po kalon ditët e tij më të mira. Ai është shtruar në rehabilitim pasi po lufton me çrregullimin kufitar të personalitetit. Një mik tha: “Pete shkon rregullisht në rehabilitim për ‘rregullim’ dhe për të marrë një pushim mendor.” Kjo vjen disa javë pasi ai u detyrua t’i kërkonte falje kreut të shoqatës bamirëse të kafshëve për shkak të sjelljes së tij ndaj tyre.