Një aksident është shënuar këtë të diel pasdite në Gramsh, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy fëmijë. Viktima është identifikuar si Hekuran Përfundi, 60-vjeç, I cili humbi jetën pasi makina e tij përfundoi në një kanal në fshatin Mashan të Gramshit.