Si pasojë e një incidenti shtëpiak, aktorja e njohur italiane Sophia Loren, tanimë në moshën 89-vjeçare, ka pësuar frakturë në këmbë. Mbesa e saj, Alessandra Mussolini ka bërë me dije se aktorja u shtrua në një klinik zvicerane, ku u operua me urgjencë. “U rrëzua në shtëpinë e saj në Gjenevë dhe me të ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e familjes që thirrën menjëherë urgjencën. Pranë saj gjenden tani fëmijët Carlo dhe Edoardo. Është mirë, por ka nevojë të pushojë” është shprehur mbesa e saj.