Notarët dhe surfistët u paralajmëruan të martën të shmangin plazhet në pjesë të Australisë lindore pas katër sulmeve nga peshkaqenë në harkun kohor prej 48 orëve. Shirat e rrëmbyeshëm që kanë turbulluar ujërat janë fajësuar për valën e pazakontë të sulmeve në shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Autoritetet thanë se ujërat e turbullta ishin ideale për peshkaqenët, dhe i kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg derisa të përmirësohen kushtet. Një surfist pati fatin të shpëtonte me lëndime "të lehta" pasi u sulmua nga një peshkaqen ndërsa po përpiqej të kapte valët të martën dhe ky ishte sulmi i katërt i regjistruar i peshkaqenëve në shtet gjatë 48 orëve të fundit.