Të paktën pesë persona, duke përfshirë dy roje sigurie, raportohet se janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një kamp emigrantësh francez pranë Dankërkut. Të shtënat u regjistruan në Loon-Plage dhe autori i sulmit u vetëdorëzua, raportuan mediat franceze.