Top News – Pesë rusë dhe tre ukrainas në pranga / Rusia arreston 8 persona për shpërthimin në Krime
12/10/2022 12:12

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 tetor se ka arrestuar pesë rusë dhe tre shtetas të Ukrainës dhe Armenisë lidhur me shpërthimin që dëmtoi Urën e Krimesë. Shpërthimi në Urën e Krimesë, që lidh Rusinë dhe këtë gadishull të aneksuar ukrainas, ndodhi më 8 tetor, dhe zyrtarët thanë se tre persona vdiqën si pasojë e shpërthimit. FSB-ja pretendoi se shpërthimi ishte organizuar nga Drejtoria kryesore e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, dhe drejtori i këtij institucioni, Kyrylo Budanov. Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët po ashtu ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin në Urën e Krimesë, duke e cilësuar si akt “terrorizmi”. Më 10 tetor, forcat ruse sulmuan nga ajri disa qytete ukrainase, përfshirë edhe Kievin. Këto sulme, që lanë të vdekur të paktën 19 persona dhe plagosën mbi 100 të tjerë, Moska tha se ishin në shenjë hakmarrjeje për shpërthimin në Urën e Krimesë. Rusia po ashtu ka sulmuar disa qytete ukrainase edhe më 11 tetor, teksa Ukraina, që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti, ka kërkuar që shtetet perëndimore t’i dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25