Top News – Pesë herë në dy vjet… / Bullgaria sërish në zgjedhje, a do të marrë fund ngërçi?
02/04/2023 12:24

Votuesit në Bullgari iu drejtuan të dielën qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të pesta të vendit në dy vjet. Sondazhet sugjerojnë se as ky votim nuk do të mund t’i japë fund ngërçit politik që e ka kapluar vendin më të varfër dhe një nga më të korruptuarit të BE-së. Më shumë se 5.600 kandidatë që përfaqësojnë 14 parti politike dhe shtatë koalicione partiake kanë kandiduar për të zënë 240 ulëset në Asamblenë Kombëtare, parlamentin e Bullgarisë. Një parti duhet t’i sigurojë të paktën 4 për qind të votave për të fituar vende në parlament. Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00. Analistët thonë se pjesëmarrja mund të pengohet nga një valë kërcënimesh me bomba të kësaj jave, që çuan mbylljen e qindra shkollave që do të funksiononin si qendra votimi. Bullgaria është qeverisur kryesisht nga qeveritë e përkohshme të emëruara nga presidenti Rumen Radev. Kjo pasi që zemërimi i grumbulluar për vite të tëra për korrupsion u shndërrua në protesta masive në vitin 2020. Kriza politike e ka shtyrë Bullgarinë të shtyjë miratimin e euros si valutë deri në vitin 2025. Vendi ballkanik me afro 8 milionë banorë, i dyti më i korruptuari në BE sipas Transparency International, po lufton gjithashtu me inflacionin e rritur që po pengon rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19. Bullgaria kishte normat më të larta të vdekshmërisë nga COVID-19 në BE, shkaku i përqindjes së ulët të vaksinuarve. Partia e qendrës së djathtë GERB, e cila drejtonte qeverinë kur shpërthyen protestat, dhe koalicioni pro-evropian i Ne Vazhdojmë Ndryshimin dhe Bullgaria Demokratike pritet të kryesojnë në votime, njësoj si në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Votimet e fundit ishin ndjekur nga përpjekje të shumta të dështuara nga partitë për formimin e një koalicioni të qëndrueshëm qeverisës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55