Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku qëndron kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë. Kontrolli është kryer nga Forcat Operacionale të Burgjeve, ndonëse deri më tani ende nuk është bërë e ditur se kujt prej të dënuarve apo personave që ndodhen në këtë sektor u përkasin pesë celularët.