Situata në burgjet shqiptare është problematike edhe për shkak të keqmenaxhimit dhe shpërndarjes së të të paraburgosurve dhe të dënuarve. Kështu deklaroi në Breaking në Top News, Avokati i Popullit, Endrit Shabani. Shabani shpjegoi se pse është rekomanduar mbyllja e pesë burgjeve. Avokati i Popullit deklaroi se përvecc situatës në burgje, raporti i publikuar nga institucioni që ai drejton paraqet një panoramë të përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre.