Top News/ Pesë avionë rusë drejt NATO-s / Ndjekje në qiell, ngrihen Eurofighter-at për t’i kapur
23/09/2024 12:02

Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për të kapur pesë avionë ushtarakë rusë që fluturonin mbi Detin Baltik pa plane fluturimi ose me transponderë të fikur, konfirmoi Forca Ajrore Letoneze. Avionët rusë u identifikuan në dy raste të ndara, të premten dhe të shtunën, duke nxitur një reagim të shpejtë nga misioni i policimit ajror të NATO-s mbi Baltik. Sipas Forcave Ajrore Letoneze, avionët rusë u zbuluan duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë shteteve baltike, por nuk kishin aktivizuar transponderët e tyre, një sistem elektronik që ndihmon në ruajtjen e kontrollit të sigurt të trafikut ajror. "Avionët rusë hyjnë rregullisht në hapësirën ajrore mbi Baltik me transponderë të fikur, me gjasë për të testuar reagimin e shteteve të NATO-s," raportoi The Kyiv Independent, duke cituar raste të mëparshme të aktiviteteve të ngjashme nga avionët rusë. Mes avionëve të ngritur nga aleanca ishin Eurofighterat e vendosur në Letoni, të cilët edhe shoqëruan avionët rusë. Forca Ajrore Gjermane, e cila merr pjesë në misionin e patrullimit ajror të NATO-s mbio baltik, i identifikoi avionët rusë si një grup i përbërë nga një Sukhoi Su-35 dhe katër Sukhoi Su-30MKI. Ky incident është më i fundit në një varg në rritje të përplasjeve të ngjashme midis NATO-s dhe avionëve rusë mbi Detin Baltik. Në një incident të veçantë të martën, sistemet e radarëve letonezë kapën një objekt të paidentifikuar pranë kufirit me Bjellorusinë, duke shkaktuar një tjetër ngritje në fluturim të avionëve të NATO-s. Avionët luftarakë nga baza ajrore e Lielvarde u nisën për të hetuar, por nuk gjetën objekte të dyshimta në hapësirën ajrore të Letonisë. Më vonë, Ministria Letoneze e Mbrojtjes konfirmoi se objekti i paidentifikuar kishte qenë thjeshtë "një tufë zogjsh". Riga tha se forcat e saj ajrore, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, kanë rritur monitorimin e hapësirës ajrore pas një incidenti më herët në shtator, kur një dron rus i tipit Shahed hyri në hapësirën e saj ajrore.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20