Japonia po përballet me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vjetët e fundit. Tokio regjistroi temperatura mbi 35 gradë Celsius të mërkurën, për të pestën ditë me radhë, duke e bërë këtë krizën më të rëndë të të të nxehtit për muajin qershor, që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 1875. Ndërkohë, qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturën 40.2 gradë Celsius – njëherësh temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Japoni në muajin qershor.