Temperaturat përvëluese në evropën jugore mund të shkaktojnë një ndryshim thelbësor në qasjen e turistëve me më shumë udhëtarë që do të zgjedhin destinacione më të freskëta ose do ti bëjnë pushimet në pranverë apo vjeshtë, për të evituar të nxehtin ekstrem-parashikojnë ekspertët e turizmit. Të dhënat e komisionit evropian të udhëtimeve tregojnë se numri i njerëzve që shpresonin të udhëtonin në rajonin e mesdheut në periudhën qershor-nëntor, ka rënë me 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar, kur moti përvëlues coi në thatësira dhe zjarre të dala jashtë kontrollit.