Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka marrë pjesë në përurimin e gjimnazit ‘Besnik Sykja’. Kjo e fundit është shkolla më e re e rindërtuar në Tiranë, me mjedise të dyfishuara, 27 klasa e laboratorë të rinj, palestër dhe një bibliotekë të re. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se shkolla e rindërtuar do të hapë një tjetër etapë të historisë së suksesit të këtij gjimnazi në Tiranë. Kryebashkiaku shtoi se ‘Petro Nini’ dhe ‘Edit Durham’ janë dy shkollat e tjera ikonë të Tiranës, të cilat do të rindërtohen në paketën e radhës.