Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vizitën e tij e ka nisur me një takim me komunitetin shqiptar. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Berisha shfaqet menjëherë pas mbërritjes në SHBA, teksa takohet dhe përshëndetet me shqiptarë që kanë dalë për ta pritur. “Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha krahas videos. Vizita e kreu të PD, sic ka njoftuar krahas pjesëmarrjes në Konventën Kombëtare Republikane, pritet të shoqërohet me një sërë takimesh gjatë ditëve në vijim. Një ditë më parë para nisjes drejt SHBA, Berisha e cilësoi këtë këvizje si udhëtimin e viteve për Shqipërinë, duke bërë të ditur se në fokus të diskutimeve me shqiptarë të Amerikës do të jenë edhe zhvillimet dhe situata aktuale politike shqiptare. Kreu i PD-së në 2021 u shpall nga SHBA ‘non Grata’ dhe disa kohë më parë DASH ka hequr ndalimin e tij për të hyrë në Amerikë.