Top News/ Përtej linjës së armikut, 5 mijë km në Rusi / Ukraina bombardon tunelin hekurudhor
01/12/2023 11:21

Ukraina ka bombarduar tunelin më të gjatë hekurudhor të Vladimir Putinit, 5 mijë metra thellë në rusi, duke ndërprerë kështu lidhjen kryesore të vendit me Kinën. Katër shpërthime janë regjistruar në tunelin 16 kilometra të gjatë në malet Severomuski, ndërsa një tren kalonte përmes tij, një natë më parë, duke paralizuar një trajektore të rëndësishme furnizimi me armë të vednit – thanë burime të sigurisë. Një burim madje pretendon se shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, qëndron pas sulmit në lindjen e largët të rusisë. Një tren mallrash me 41 vagonë, përfshirë tre cisterna të mbushura me karburant për avionët, raportohet të jetë hedhur në erë. Është e paqartë nëse eksplozivët ishin fshehur brenda tuneli apo ishin vendosur në trenin e mallrave para se ai të hynte brenda. Shënjestra është më e thella përtej linjave armike të cdo akti sabotazhi deri më sot. Media ruse raportoi një zjarr në tunel, por nuk dha më shumë detaje se cfarë e kishte shkaktuar atë. Ajo tha se trena të specializuar për rastet e zjarreve kishin mbërritur në vendngjarje dhe nuk kishte asnjë person të lënduar. Një burim nga kievi tha se shpërthimet kishin paralizuar linjën Baikal Amur, që është rreth 4500 km e gjatë dhe niset nga rusia qendrore për në bregun e saj lindor në detin e japonisë. Ndërkohë vetë SBU nuk ka bërë ndonjë koment. Sidoqoftë, një burim sigurie tha për britaniken The Sun se SBU vazhdon ta mbajë rusinë nën presion konstant. Presidenti rus vladimir Putin i ka kërkuar kinës armë për të mbajtur gjallë luftën në ukrainë, por deri më tani, Xi Jinping, të paktën publikisht, ka refuzuar ta bëjë këtë. Sidoqoftë, sulmi në tunel mund të dëmtojë rëndë tregtinë e rusisë me kinën. Po ahstu ai mund të kufizojë lëvizjet e trupave ruse dhe furnizimeve ushtarake nga rusia lindore.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55