Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet dhe perspektivat për një rikuperim të shpejtë janë të zymta, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN pret që rritja të ngadalësohet nga 6.1% që ishte vitin e kaluar në të gjithë globin në 3.2% këtë vit, 0.4 përqind më ulët nga parashikimi në muajin prill. “Një rimëkëmbje e paqëndrueshme në vitin 2021 është pasuar nga zhvillime gjithnjë e më të zymta në vitin 2022 pasi rreziqet filluan të materializohen”, tha FMN-ja.