Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur emrat e atyre që sipas tij janë organizatorët e trazirave në veri të vendit. Kurti ka thënë se rolin kryesor në organizimin e protestuesve në teren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës mbrojtje civile dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.